JEHONA E 20 VJETORIT TË MARRVESHJES HISTORIKE TË OHRIT DHE MUNGESA E NDERIMIT SHTETËRORË TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS NË KËTË JUBILE

16 gusht 2021 | 00:19

Ismet Sylejmani

Më 13 gusht në Shkup me ceremoni më të larta shtetërore, u nderua, u festua dhe u përkujtua Marrveshja Historike e Ohrit!

Kjo ngjarje ishte dhe mbetet si njëra ndër ngjarjet që i bënë jehonë Marrveshjes më të medhe në hapsirat gjeografike të popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar!

Dinjitetshëm u shënua 20 vjetori i kësaj Marrveshje, e cila mbetet shembulli më i madh jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në gjithë botën, pasi përmbylli me sukses të plotë, fundin e lavdishëm të luftës heroike dhe titanike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut!

Zbarkaun në Shkup, në kryeqendren e Dardanisë e të Hasan Prishtinës, të Idriz Seferit e të Isa Boletinit, personalitetet më të mëdha botërore e të aleancës ushtarake të NATO-s, të BE-së, por edhe diplomatë të ndryshëm!

Jehona e 20 vjetorit të Marrveshjes së Ohrit ishte e madhe dhe u bë top lajm në mediat vendore në Maqedoninë e Veriut dhe botërore!

Të gjitha qendrat e kancelarive vendimmarrëse dhe të gjithë akterët relevant botërorë, i kushtuan vëmendjen e nevojshme dhe i dhanë vendin e merituar, jubileut të 20 vjetorit të evenimentit historik, që me dokumentin e miratuar nga palët në luftën e armatosur të vitit 2001, e arritën Marrveshjen Korrnizë të Ohrit, e cila ndali luftën dhe nisi procesin e bashkjetesës demokratike e përparimtare euroatlantike!

Derisa Uashingtoni e Brukseli, NATO e BE dhe të tjerë mekanizma euroatlantik i dhanë vendin e merituar kësaj ngjarje, Shqiperia dhe Kosova, respektivisht Qeveritë e tyre, ndonëse nuk ishin nënshkruesit e kësaj Marrveshjeje Historike, është dashur të bënin një paraqitje institucionale dhe afirmative, por mjerisht ata nuk i kushtuan vëmendjen e duhur, pra udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk i dhanë hapsirën e veçantë ngjarjes që u bë gurthemeli, që i ndryshoi pozitën kushtetuese popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe e bëri zot të fateve të veta!

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut edhe në këtë përvjetorë të madh historik, dëshmoi para gjithe botës sa ka lidership të aftë e dalëzotës të fateve të veta, sepse u pa qartë se simfonia politike e drejtuar me urtësi e largpamësi nga Udhëheqësi i madh e i shquar i popullit shqiptar Ali Ahmeti, funksionon në menyre perfekte!

Prishtinë, 16 Gusht 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Syhejl Havolli Ku shkoni zogj ku shkoni Ku është dashuria…