KU SHKONI ZOGJ

15 gusht 2021 | 23:39

Syhejl Havolli

Ku shkoni zogj ku shkoni
Ku është dashuria
Në ç’shkretëtirë netësh
Ju ndjell ai kujtimi

Do të kem edhe unë në qiell
Një udhë dëshpërimi
Do të kem edhe unë
Shtegtimin e vjeshtave të mia

Ku shkoni zogj ku shkoni
Ku është dashuria

Në ç’rrugë nëpër qiell
Do shkoja të kërkoja
Cili yll për dore
Do më merrte mua

O ti rrugë e qumështit
I piva gjinjtë e tua
Dhe ika prapë më tej
Të gjeja atë që doja
Në ç’rrugë nëpër qiell
Do shkoja të kërkoja.

15 gusht 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të…