Jemi më të mobilizuar se kurrë më parë, edhe të sigurt për fitoren e PDK-së

31 janar 2021 | 19:31

Nënkryetari i Partisë Demokratike i Kosovës (PDK), njëherësh edhe kandidat për deputet, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se strukturat e PDK-së janë duke punuar që kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit të dalë subjekti i parë politik në vend. Ai ka thënë se strukturat e kësaj partie dhe elektorati janë mobilizuar si asnjëherë më parë.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Haliti është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së më 14 shkurt.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës jemi duke i vizituar strukturat e partisë, sepse fushata nuk ka filluar ende zyrtarisht. Këto aktivitete po shkojnë mirë dhe përgatitjet i kemi bërë të mira. Gjithashtu, pritjet për këto zgjedhje janë edhe më të mira. Ne po punojnë që të jemi partia e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka deklaruar ai.

Haliti ka mohuar pretendimet se PDK-ja dhe LDK-ja po garojnë për vend të dytë në këto zgjedhje. “Jo, nuk është e vërtetë kjo. Ne si PDK po bëjmë fushatë për të dalë në vend të parë në këto zgjedhje. Për vend të dytë nuk jemi as duke menduar e as duke punuar. Me punën që po bëjmë dhe entuziazmin që po shoh në terren, besoj fort se vendin e parë e kemi të garantuar në këto zgjedhje”, ka thënë Haliti.

Haliti ka kritikuar sondazhet e publikuara deri më tani. Sipas tij, ato janë sondazhe të porositura dhe nuk janë reale. “Unë nuk jam specialist i sondazheve, por po flas për atë që kam parë në terren. Dhe ajo që kam parë në terren del se ato sondazhe janë të stisura dhe janë sondazhe të porositura. Deri më tani dihet se cilat janë kompanitë serioze të sondazheve. Kur të dalin sondazhet e tyre, atëherë mund të flasin se cila është situata”, është shprehur Haliti.

Ai ka folur edhe për ndikimin që do të kenë në këto zgjedhje mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Partia Demokratike e Kosovës po hyn në këto zgjedhje në kushte të jashtëzakonshme për shkak të situatës nga Gjykata Speciale. Edhe ne vetë zyrtarët e lartë të PDK-së kemi pasur një stres dhe një mendim se pa z. Veseli dhe pa z. Thaçi në Kosovë do të jetë vështirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo tani po shoh se PDK-ja, strukturat dhe aktivistët e saj janë mobilizuar më tepër se çdoherë. Dhe jam shumë i bindur se ky mobilizim do të ndikojë që zgjedhjet t’i fitojë Partia Demokratike e Kosovës”, është shprehur Haliti.

“Epoka e re”: Z. Haliti, prej shpalljes së zgjedhjeve keni filluar aktivitetet elektorale në terren. Si po ju shkon parafushata?
Haliti: Ne si Parti Demokratike e Kosovës jemi duke i vizituar strukturat e partisë, sepse fushata nuk ka filluar ende zyrtarisht. Këto aktivitete po shkojnë mirë dhe përgatitjet i kemi bërë të mira. Gjithashtu, pritjet për këto zgjedhje janë edhe më të mira. Ne po punojmë që të jemi partia e parë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Epoka e re”: Mirëpo shumëkush po thotë se gara zgjedhore e 14 shkurtit është garë për vend të dytë?
Haliti: Jo, nuk është e vërtetë kjo. Ne si PDK po bëjmë fushatë për të dalë në vend të parë në këto zgjedhje. Për vend të dytë nuk jemi as duke menduar e as duke punuar. Me punën që po bëjmë dhe entuziazmin që po shoh në terren, besoj fort se vendin e parë e kemi të garantuar në këto zgjedhje.

“Epoka e re”: Por sondazhet po e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje fituese të këtyre zgjedhjeve. Cili është vlerësimi juaj për këto zgjedhje?
Haliti: Unë nuk jam specialist i sondazheve, por po flas për atë që kam parë në terren. Dhe ajo që kam parë në këto takime në terren del se ato sondazhe janë të stisura dhe janë sondazhe të porositura. Deri më tani dihet se cilat janë kompanitë serioze të sondazheve. Kur të dalin sondazhet e tyre, atëherë mund të flasin se cila është situata.

“Epoka e re”: Është hera e parë që PDK-ja po shkon në zgjedhje duke mos pasur në Kosovë as liderin historik dhe as liderin aktual. Sa sfiduese do të jenë këto zgjedhje për PDK-në?
Haliti: Partia Demokratike e Kosovës po hyn në këto zgjedhje në kushte të jashtëzakonshme për shkak të situatës nga Gjykata Speciale. Edhe ne vetë zyrtarët e lartë të PDK-së kemi pasur një stres dhe një mendim se pa z. Veseli dhe pa z. Thaçi në Kosovë do të jetë vështirë për të shkuar në zgjedhje. Mirëpo tani po e shoh se PDK-ja, strukturat dhe aktivistët e saj janë mobilizuar më tepër se çdoherë. Dhe jam shumë i bindur se ky mobilizim do të ndikojë që zgjedhjet t’i fitojë Partia Demokratike e Kosovës.

“Epoka e re”: Domethënë, mungesa e z. Thaçi dhe z. Veseli e ka mobilizuar elektoratin e kësaj partie?
Haliti: E thashë edhe më lart, jemi të mobilizuar si kurrë më parë dhe jemi të sigurt për fitoren e PDK-së më 14 shkurt.

(Muhamet Koci)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë janë ankuar që një…