‘Jemi shtet i pa kryer’, Matoshi: Kemi nevojë për aleatët tanë si për bukë e kryp

09 prill 2024 | 22:24

Komentatori politik Halil Matoshi ka thënë se Kosova ende është shtet i pa kryer dhe se kemi nevojë për aleatët tanë.

Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Kosova duhet ‘I dëgjojë aleatët në mënyrë që të ecë përpara.

“Kosova është shtet i pakryer dhe ne kemi nevojë sikur për bukë dhe për ujë edhe për Suedinë, pro kemi nevojë edhe për Këshillin e Evropës, për NATO-n, kemi nevojë për BE-në, kemi nevojë për SHBA-të”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, zëri i Kosovës nuk dëgjohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Ne ende nuk jemi në nivele të organizatave ndërkombëtare të fuqishme që me u marr me Serbinë, aleatët tonë janë ata që merren me Serbinë”, është shprehur Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Ferizajt në katërvjetorin e vdekjes është përkujtuar…