Jemi veç në hyrje të pandemisë

30 mars 2020 | 08:58

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se Kosova ende ndodhet në fazën fillestare të përballjes me koronavirusin. Sipas tij, në vend pritet që të ketë rritje të numrit të rasteve të prekura nga ky virus. “Presim të rritet shkalla e infektimit, ta arrijë kulmin dhe pastaj të bjerë. Ne jemi në hyrje të tij, prandaj kërkojmë durim nga qytetarët, të mos dalin dhe të mos rrinë grumbull”, ka thënë Ramadani për Klan Kosova.

Ramadani ka konfirmuar se janë 94 persona të infektuar me COVID 19. “Ne po futemi në epidemi, në çdo fazë jemi në epidemi. E kemi pasur fazën përgatitore më 1 janar, më pas kemi nisur përgatitjet, kur disa vende botërore kanë shpallur gjendje emergjente. Jemi në etapën e tretë dhe po përpiqemi që ta mbajmë situatën nën kontroll. Bashkëpunimi me qytetarë është më se i domosdoshëm për mospërhapjen e virusit. Nëse rrimë brenda nuk do të kemi epidemi. Të gjitha elementët që i përkasin një epidemie i kemi pritur, nga resurset humane, çështjet e zbatimit në terren. Ka disa grupe që ende mbajnë tubime, syneti dhe dasma e që e mbingarkojnë situatën epidemiologjike në Kosovë. Masat e ndërmarra janë bërë para kohe, shumë shtete janë vonuar, prandaj situata epidemiologjike po mbahet nën kontroll”, ka bërë me dije Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masa e saj tokësore është e ngjashme me madhësinë e…