“Jeniçeri i fundit”, me kalë drejt qendrës së votimit

15 maj 2023 | 08:12

Një votues në Turqi, ndryshe nga të tjerë ka zgjedhur të shkojë në qendrën e votimit me kalin e tij, i veshur si jeniçer.

Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçari Bisgin ka treguar arsyen pse zgjodhi këtë paraqitje dhe ndër të tjera ai shtoi se qytetarët ndryshe nga herët e tjera kanë treguar një interes të madh për zgjedhjet.

“Qytetarët treguan interes të madh në rrugë. Ne donim të mbanim gjallë frymën e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë një festë e demokracisë. Unë doja për ta festoja me humor. Këto zgjedhje do të jenë një shtysë për ne dhe Turqinë.”- tha ai.

Duke shpjeguar se është edhe trajner i kombëtares, Bisgin shtoi se ka ardhur për të votuar me kalin për shkak të interesimit të tij për kalërim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I. S., 56-vjeçar nga fshati Remnik i Vitisë, kishte pësuar…