Jennifer Lopez i habit të gjithë me deklaratën për Hollywood-in: Ndihem e huaj

19 shtator 2021 | 09:44

Ajo është padyshim një nga yjet më të famshëm në botë e më të komentuarat. Por së fundmi, Jennifer Lopez ka pranuar se ndihet ‘e huaj’ në Hollywood. Duke folur në një video të re të shpërndarë në faqen e saj JLO Beauty, 52-vjeçarja rrëfeu se nuk ka ndjerë kurrë se i përket Hollywood.

E veshur me fustan të verdhë, aktorja dhe këngëtarja po komunikonte me ndjekësit e saj në internet për rëndësinë që gratë latine duhet të bëhen udhëheqëse.

Ne jemi të patrembur dhe të fuqishëm, të aftë të arrijmë gjithçka vendosim”,- flet Jennifer.
“Kemi atë rëndësinë të ndihemi sikur i përkasim diçkaje por ama ndihemi të huaj, kështu ndihem në Hollywood.” Ajo e përfundon videon duke thënë : E vetmja mënyrë për tu ndjerë e bukur është ta pranosh veten siç je.

Kujtojmë se aktorja dhe këngëtarja e famshme, kohët e fundit po bën bujë për rikthimin e saj me Ben Affleck. Ata e shfaqin kudo dashurine e tyre, sidomos me dhurata. Për 52-vjetorin e lindjes, ai i dhuroi Lopez-it disa bizhuteri unike të krijuara enkas për artisten.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër astronautët amatorë të cilët udhëtuan në hapësirë kanë zbritur…