Jennifer Lopez nuk di të ndalet, publikohet traileri i filmit të saj më të ri në Netflix “The Mother”!

13 prill 2023 | 12:48

Jennifer Lopez njihet për stilin e saj dhe suksesin jo vetëm në fushën e muzikës por vitet e fundit edhe në fushën e kinematografisë. Ajo është angazhuar në shumë projekte të ndryshme. Së fundmi është publikuar edhe traileri i filmit më të ri aksion në Netflix “The Mother”. Klipi, i publikuar të martën, tregon yllin e “Hustlers” që merr rolin e një vrasëseje të fshehur, e cila do të duhet të shpëtojë vajzën e saj të vogël, objektivi i një grupi banditësh.

Ndërsa Lopez shihet duke u stërvitur në shkretëtirën me dëborë, e pashmangshmja ndodh kur vajza e saj (Lucy Paez) rrëmbehet në një shesh lojrash, duke nisur një ndjekje intensive. Më vonë, pasi matriarku i Lopez-it shpëton fëmijën, dyshja shihen duke bashkëvepruar ndërsa Paez përpiqet të kuptojë se kush është në të vërtetë shpëtimtari i saj.

Jennifer Lopez nuk di të ndalet, publikohet traileri i filmit të saj

Duke thënë “ajo ka nevojë për mbrojtje tani”, personazhi i Lopez nuk heziton të armatoset, ose t’i tregojë fëmijës 12-vjeçar se si të trajtojë një teh apo edhe të drejtojë një makinë. Joseph Fiennes dhe Gael García Bernal luajnë dy kundërshtarët e saj, me Omari Hardwick gjithashtu pjesë e kastit. Përpjekja e fundit filmike e Lopez ishte “Shotgun Wedding” e janarit, për Prime Video. “The Mother” fillon transmetimin në Netflix më 12 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e…