Jep dorëheqje kryeministri i Belgjikës

19 dhjetor 2018 | 09:39

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij.

Partia më e madhe në koalicionin e krijuar nga Michel, “Flemish N-VA” u largua një javë më parë pas një mosmarrëveshje për nënshkrimin e paktit të migracionit.

Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë.

Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të…