Jepet viza e fundit turistike nga Gjermania

18 dhjetor 2023 | 11:59

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon kjo ambasadë për qytetarët e Kosovës.

Kjo ka ndodhur vetëm disa ditë para liberalizimit të vizave të qytetarëve nga Kosova.

Me këtë rast, Rohde ka thënë se e ka mbajtur premtimin që e ka dhënë rreth liberalizimit të vizave të kosovarëve, njofton Klan Kosova.

Ndërsa personi që e ka pranuar këtë vizë ishte Bujar Rrustemi nga Vushtrria, i cili ka thënë se se ndihet i lumtur që do të shkojë në Gjermani për vizitë te familjarët.

Ai ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State e mposhti me rezultat 118-114 Portlandin jashtë fushe,…