“Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli” pritet të ndërtojnë pesë shtëpi në Mitrovicë

11 maj 2023 | 12:19

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në vizitë Halil Kastratin me bashkëpunëtorët e tij nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, dhe përfaqësuesit e fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Kryetari Hamza, i shoqëruar nga Kastrati, vizituan shtëpitë e prekura nga vërshimet në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast Halil Kastrati me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe përfaqësuesit e fondacionit “Behgjet Pacolli”, kanë shprehur gatishmërinë e ndërtimit të pesë shtëpive në ndihmë të qytetit të Mitrovicës.

Kryetari Hamza ka falënderuar humanistin Kastrati, Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe fondacionin “Behgjet Pacolli” për bashkëpunim dhe për vazhdimin e projekteve të cilat pritet të fillojnë të realizohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka organizuar dëgjim publik me qytetarët për…