
“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Podujevës ndërtojnë 10 shtëpi për familjet e pastreha në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë nënshkruar sot marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet që jetojnë në kushte të rënda sociale në komunën e Podujevës.
Marrëveshja mes kryetarit Bulliqi dhe kryetarit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit” është nënshkruar në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kryetari Bulliqi tha se ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
“Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse shoqata do të financojë pjesën tjetër”, tha kryetari Bulliqi.
Kryetari Bulliqi, duke falënderuar të gjithë donatorët e shoqatës që po e mundësojnë realizimin e projekteve të tilla, tha se projekte të tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës derisa të bëhet zgjidhje e banimit për secilën familje në nevojë.