“Jetimat e Ballkanit” ndajnë mish për 300 familje suharekase

03 gusht 2020 | 14:31

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë ndarë nga pesë kilogramë mish për 300 familje të Suharekës të cilat janë në gjendje jo të mirë sociale.

Me këtë rast, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën e dhënë.  “E falënderoj shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ e cila ndau nga 5 kg mish për 300 familje të rasteve sociale, të cilat janë shpërndarë sipas listave të Qendrës për Punë Sociale në Suharekë”, ka thënë Muharremaj.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga humanisti Halil Kastrati, në vazhdimësi është duke iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, jo vetëm në Kosovës, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht shqetësimeve për shpërthime të reja të koronavirusit në Evropë,…