Jim Belushi kërkon të njohë më shumë shqiptarë

08 prill 2021 | 11:19

Aktori i njohur me origjinë shqiptar, Jim Belushi përmes një postimi në “Twitter” ka shprehur dëshirën e madhe për të njohur sa më shumë shqiptarë kudo nëpër botë.

Ai i ka kërkuar fansave shqiptarë që e shohin këtë postim, ta rishpërndajnë në mënyrë që të komunikojë me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar Belushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa Ligë do të vazhdojë sot me katër ndeshjet çerekfinale…