“Jo me VV-në as Mbretëri me na dhanë”- Abdixhiku i prerë, ja çka thoshte pas zgjedhjeve

05 maj 2025 | 22:30

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ende nuk ka dhënë një deklaratë në lidhje me letrën e dërguar së fundmi për të këtë parti, nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Por, në videon e mëposhtme ju sjellim deklaratën e Abdixhikut të bërë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në emisionin “Rubikon”.

Në shkurt, kreu i LDK-së ishte i prerë dhe thoshte se sikur edhe “Mbretëri t’i japë VV-ja, nuk ulen në diskutime me ta”.

“Kemi thënë që nuk do të bëjmë më VV-në. Nuk do të bëjmë, me asnjë kusht dhe asnjë rrethanë. Mbretëri me na dhënë nuk ulemi me ta me bisedu. Nuk e marrim me ta, nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, nuk kemi pasur takime me ta dhe nuk do të kemi diskutime me ta”, pati thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari dhe moderatori i emisionit Politiko, Kushtrim Sadiku dha detaje…