Joe Biden: Ballkani Perëndimor, ndër prioritetet e mia

24 nëntor 2020 | 12:03

Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet e administratës së re amerikane, sipas një telefonate që presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka bërë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Një Bashkim Evropian (BE) i fortë është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Joe Biden në një telefonatë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së cilës ia ka përsëritur angazhimin për të thelluar dhe rigjallëruar marrëdhëniet ShBA-BE.

Ky angazhimi është konfirmuar edhe në një bisedë telefonike në mes të Bidenit dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Presidenti i zgjedhur amerikan ka theksuar se “pandemia dhe shërimi janë ndër përparësitë kryesore të bashkëpunimit ekonomik dhe klimatik”.

“Ballkani Perëndimor, Irani, Bjellorusia dhe Ukraina do të jenë ndër prioritetet tona”, ka thënë Bideni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardhja e trajnerit Andrea Pirlo në krye të Juventusit raportohet…