Joe Biden pranë shpalljes së kandidaturës për president

15 mars 2019 | 23:21

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden duket se po i afrohet vendimit për të hyrë në garën presidenciale dhe një vendim zyrtar mund të shpallet brenda disa javësh. 

Nëse Biden kandidon, anketat tregojnë se ai do të ishte në krye të listës së demokratëve që kërkojnë presidencën. 

Por është shumë e mundur që Biden të përballet me kritika lidhur me pikëpamjet e tij të moderuara nga rivalët demokratë, një pjesë e mirë e të cilëve anojnë më nga e majta e spektrit politik.

Anëtarë të sindikatës së zjarrfikësve e nxisin Biden të kandidojë për president.

“E vlerësoj energjinë që treguat kur po vija në skenë. Ruajeni edhe pak. Mund të më duhet pas disa javësh”, tha Biden, transmeton VOA.

Në Uashington, Biden dha një ide të temave të fushatës, nëse hyn në garë:

“Njerëzit duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Duhet t’i japim gjithkujt një shans. Të mos injorojmë askënd, të mos demonizojmë askënd, as të varfrin, as të dëshpëruarin, as imigrantin, as ‘tjetrin’”, ka thënë Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë para protestës, që opozita ka thirrur përballë zyrës…