Rama: Qeveria nuk preket. Votën e 2017-s nuk e luan as topi, jo më Luli

15 mars 2019 | 23:09

Një ditë para protestës, që opozita ka thirrur përballë zyrës së tij në Tiranë, Edi Rama garantoi socialistët nga Berati se qeveria nuk bie me akte dhune, por ajo që rrezikon të dëmtohet është imazhi i vendit, ekonomia dhe xhepi i qytetarëve.

“Kjo punë nuk ka asnjë mundësi të mbarojë me prekjen e një fije floku të shumicës qeverisëse. Kush fiton këtu? Ata që i kanë hyrë atij deti as në këmbë, por zvarrë? Ata, jo. Janë të humbur dhe vetëm humbasin”, ka thënë kryeministri Rama, transmeton “Tch”.

Kryeministri ka pohuar se qeveria ka për detyrë të vazhdojë të drejtojë vendin, duke respektuar mandatin e marrë nga shumica e qytetarëve në zgjedhje.

“Votën tuaj të vitit 2017 nuk e luan topi, jo Luli”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Dhurata Hoxha,…