Joe Biden zbarkon në Maryland në prag të inaugurimit të tij

19 janar 2021 | 23:00

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden është ulur në Joint Base Andrews në Maryland përpara inaugurimit të tij, që do të mbahet nesër në kryeqytetin e vendit.

Biden fluturoi sot me një avion privat, një tjetër ndryshim në protokoll në prag të inaugurimit të tij.

Një person i njohur me këtë çështje konfirmoi për CNN se Biden nuk po merrte një avion të qeverisë amerikane në Joint Base Andrews për ndalesën e parë të festimeve të tij të inaugurimit.

Biden do të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore këtë pasdite për të nderuar më shumë se 400,000 amerikanë që kanë vdekur nga Covid-19. 400 drita do të ndriçojnë Pishinën e Reflektimit të Memorialit të Lincoln-it.

Presidenti i zgjedhur kishte shprehur dëshirën që të vinte në Uashington hipur në një tren nga shtëpia e tij në Delaëare , por kjo u konsiderua si rrezik për sigurinë në një kohë kur vendi po përballet me kërcënime të brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, i ka ftuar bashkëatdhetarët…