John Cena dhuron 500 mijë dollarë për zjarrfikësit (Video)

04 nëntor 2019 | 16:41

John Cena do të portretizojë një zjarrfikës në filmin e ri dhe dëshiron të ndihmojë disa nga reaguesit e parë zjarrfikës të jetës reale.

Të hënën, aktori ka njoftuar përmes një videoje për planin e tij për të dhuruar 500 mijë dollarë për ata që luftojnë aktualisht zjarret e Kalifornisë.

“Po kërkoj që sot në #FirstRespondersDay të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur të gjithëve”, ka thënë ai.

Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe ka pasur ndërprerje të energjisë në mes të zjarreve të shumëfishta, përfshirë këtu edhe zjarrin Kincade, Tick Fire dhe Getty Fire.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori për Nacional Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e…