Johnsoni ka një plan për nxjerrjen e grurit nga Ukraina

05 korrik 2022 | 08:05

Udhëheqësit e grupit G7 po shikojnë mundësinë e nxjerrjes së drithit shumë të nevojshëm ukrainas jashtë vendit, nëpërmjet lumit Danub, ka njoftuar kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Organizata Botërore e Tregtisë tha se një krizë ushqimore si rezultat i luftës në Ukrainë mund të zgjasë me vite pa ndërhyrje.

Miliona tonë drithë janë vendosur në magazinat dhe portet e Ukrainës që nuk mund të eksportohen për shkak të një kombinimi të minave kundër anijeve në Detin e Zi dhe një bllokadë detare ruse.

Johnsoni thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta shkelë Konventën e Montreux – një marrëveshje ndërkombëtare që rregullon trafikun detar në Detin e Zi dhe ka zgjidhje alternative që nuk përfshin praninë e luftanijeve britanike.

Johnson sqaroi se nxjerrja e grurit nga Ukraina mund të përfshijë një qasje më të ashpër. “Ne po shikojmë mundësinë e përdorimit të lumenjve, duke përdorur Danubin në veçanti”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me një thirrje…