Johnsoni: Putini po kryen krim lufte, do t’ia shtrëngojmë lakun regjimit të tij

02 mars 2022 | 15:22

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë të mërkurën se veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë kualifikohen si krim lufte, raporton “CNN”.

“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin në përdorimin e municioneve që ata tashmë i kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm… sipas mendimit tim, [ajo] tashmë kualifikohet plotësisht si një krim lufte”, ka thënë ai në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Johnsoni ka thënë se Putini e ka “llogaritur keq” përgjigjen e Ukrainës.

“Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai e ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t’iu kundërvënë barbarisë së tij”.

“Nëse Putini e shton forcën, do ta bëjmë edhe ne, duke e rritur më tej presionin ekonomik dhe duke e mbështetur Ukrainën me financa, armë dhe ndihmë humanitare”, ka thënë Johnsoni, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë ta shtrëngojë lakun rreth regjimit të Putinit”.

“Putini duhet të dështojë në sipërmarrjen e tij. Nuk kam dyshim se ai do të dështojë dhe se ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës”, la thënë Johnsoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me…