Nis shenjëzimi i rrugëve në Kompleksin ‘Adem Jashari’

02 mars 2022 | 15:20

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se ka filluar shenjëzimi horizontal në Kompleksin Përkujtimor ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Ai ka thënë se më pas do të vazhdojnë gjatë rrugëve kryesore të qytetit.

“Nga Kompleksi Përkujtimor ‘Adem Jashari’ në Prekaz, ku pas pak ditësh do të mirëpret dhjetëra mijëra vizitorë, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, kemi nis shenjëzimin horizontal, për të vazhduar më pas përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, krejt kjo, edhe për këtë shënim historik, por edhe për të rritur sigurinë në komunikacion”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari ukrainas i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko, ka njoftuar…