Luftë e ashpër në ajër, rrëzohen dy avionë rus dhe një ukrainas

02 mars 2022 | 15:17

Gazetari ukrainas i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko, ka njoftuar se dy avionë luftarakë rusë Su-35 janë rrëzuar gjatë natës.

“Dy ‘Sukhoi Su-35S’ rusë u rrëzuan gjatë natës nga sistemet ‘S-300’, Ukraina humbi një  ‘Mikoyan MiG-29 ‘në luftime”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Për këtë ka shkruar edhe “The Spectator Index”.

“Dy avionë luftarakë ukrainas ‘Mig-29’, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, shkatërruan dy avionë rusë ‘Su-35’ mbi Kyiv, me humbjen e një avioni edhe për ukrainasit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja e tretë radhazi për Lakersat, që tashmë janë me…