Lakersat regjistrojnë humbjen e tretë radhazi, humbasin edhe Brooklyni dhe Golden State

02 mars 2022 | 15:11

Humbja e tretë radhazi për Lakersat, që tashmë janë me një këmbë jashtë “play-off”-it. Kalifornianët u mundën me rezultat 109-104 nga Dallasi.

LeBron James realizoi 26 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan, ndërsa për teksanët u dallua Donqiq me 25 pikë. Zhgënjen edhe skuadra e Brooklyn, që gjithashtu rrezikon “play-off”-in në Lindje. Ekipi i Nets u mund 109-108 nga Toronto, një ndeshje me rivalitet deri në fund. Për kanadezët u dallua Trent me 24 pikë, ndërsa për miqtë mungoi lojtari lider.

Një moment jo të mirë po kalon edhe Golden State, që u mund me shifrat 129-114 nga Minnesota. Curry realizoi 34 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për vendasit u dallua Towns me 39 pikë, më i miri në fushë.

Rezultatet

Washington – Detroit      116-113
Boston – Atlanta               107-98
Toronto – Brooklyn          109-108
Houston – Clippers          100-113
Minnesota – Golden State 129-114
Lakers – Dallas                  104-109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka larguar shtatë banka ruse nga sistemi…