Shtatë banka ruse përjashtohen nga sistemi SWIFT

02 mars 2022 | 15:11

Bashkimi Evropian (BE) ka larguar shtatë banka ruse nga sistemi global, SWIFT.

Në mesin e tyre janë: “VTB Bank”, “Bank Otkritie”, “Novikombank”, “Promsvyazbank”, “Rossiya Bank”, “Sovcombank and VEB”, sipas një deklarate të bllokut evropian.

“Me shpejtësi të dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tri valë të sanksioneve të ashpra kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të teknologjisë së lartë dhe elitës së korruptuar. Kjo është paketa më e madhe me sanksione në historinë e Bashkimit Evropian. Vendimi i sotëm shkëput bankat kyçe ruse nga rrjeti SWIFT dhe dërgon një tjetër sinjal të qartë për Putinin dhe Kremlinin”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një komunikate.

Në listë nuk janë përmendur bankat e mëdha ruse, “Sberbank” dhe “Gazprombank”, të cilat kanë qasje në SWIFT për t’ua mundësuar shteteve të BE-së të kryejnë pagesa për naftën dhe gazin rus.

Mirëpo një zyrtar i lartë i BE-së ka thënë se lista do të jetë “vazhdimisht nën shqyrtim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë deri më…