Joseph: Nuk shoh shteg drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi

07 korrik 2020 | 10:00

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se në takimin e 12 korrikut midis Kosovës dhe Serbisë mund të priten hapa, të tillë si përmirësimi i tregtisë apo rritja e investimeve.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se nuk sheh shteg drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme.

Se cila pritet të jetë çështja më urgjente në tryezën e bisedimeve, marrë parasysh se palët nuk janë takuar qysh në fund të vitit 2018, Joseph “Mendoj se do të shohin mënyrat për rindërtimin e besimit dhe për disa përmirësime konkrete. Zëdhënësi [i Bashkimi Evropian] e tha që ‘ne duam që [dialogu] të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese’, që do të zgjidhë problemin rreth Kosovës. Ky është qëllimi, kjo është e nevojshme, por a ka shteg drejt kësaj? Nuk jam i sigurt. Shpresoj dhe pres të ketë disa hapa pozitivë, që janë të mirë, edhe nëse nuk i çojnë palët konkretisht në një zgjidhje|.

Joseph thotë se aktakuza e paraqitur kundër presidentit Hashim Thaçi është serioze dhe e ndërlikon tutje përfaqësimin e Kosovës në dialog.

Sipas tij, arkitektura që ka ngritur Shtëpia e Bardhë rreth presidentit Thaçi është shembur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.07.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Gjakovë 1.…