Joshua do të boksojë në mars, ja rivali i tij në ring  

07 nëntor 15:28

Anthony Joshua do të rikthehet në ring në mars të vitit tjetër. Rivali i tij do të dalë nga sfida mes Dillian Whyte dhe Jermaine Franklin, duel që do të zhvillohet më 26 nëntor në Londër.

Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri i Joshua dhe promotori i sfidave të boksit. “Ka shumë emra që janë përmendur muajt e fundit për të dueluar me Joshua. Disa prej tyre janë Otto Wallin apo Filip Hrgoviq, që i vlerësojmë. Gjithsesi, unë mendoj se fituesi i duelit mes Whyte dhe Franklin do të jetë sfidanti i Joshua në ring vitin tjetër”, ka thënë Hearn.

“Të paktën ky është plani ynë, që fituesi i kësaj sfide të ngjitet në ring, duke qenë në ‘pole’. Ne dëshironim që sfida të zhvillohej në shkurt, por ndoshta muaji mars është më i përshtatshëm, duke i dhënë mundësi rivalit të rikuperojë. Gjithsesi, deri në fund të nëntorit nuk do të kemi risi”, ka deklaruar Hearn.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muharrem Xhafa Shumë njerëz të mirë, vendës dhe të huaj,…