Joshua: Do t’i mund ‘top-10’ boksierët, një e nga një

21 nëntor 2018 | 18:30

Pushimet kanë mbaruar për Anthony Joshua, që është rikthyer në vendlindje dhe në palestër, duke nisur përgatitjet për duelin e tij të radhës, më 13 prill, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Për momentin nuk ka një rival zyrtar edhe pse lista e kandidatëve është e gjatë. Joshua ka postuar një video nga stërvitja me pesha në palestër, duke shkruar: “Më i fortë se kurrë. Do t’i mposht me ‘KO’ të gjithë ‘top-10’ boksierët e peshës së rëndë, një e nga një”.

Një premtim ky i boksierit britanik, që synon të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, shënoi tre gola…