“Ju plotësua dëshira Amarit”, Olta Gixhari konfirmon gjininë e fëmijës së dytë

06 shkurt 2024 | 11:10

Olta Gixhari ka organizuar festën e “gender reveal”, në të cilën është zbuluar gjinia e fëmijës

Ditën e djeshme, protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Olta Gixhari ka organizuar festën e “gender reveal”, në të cilën është zbuluar gjinia e fëmijës, ku të pranishëm kanë qenë familjarët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e ngushtë të Gixharit.

Aktorja ka publikuar disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet më e bukur se kurrë, me barkun e rrumbullakosur ndërkohë që veshur mban një fustan të kuq.

“Mezi pres ta ndaj me ju! Unë e di më në fund!”, ka shkruar Olta bashkangjitur galerisë fotove të publikuara, duke zgjedhur kështu ta mbaje ende sekret gjininë e fëmijës.

Mirëpo në një tjetër video, të ndarë me 454 mijë ndjekësit e saj, Olta ka konfirmuar për herë të parë se është në pritje të një djali, duke u plotësuar kështu dëshira e Amarit. Ajo u shpeh falendereuse ndaj Zotit pëër gjënë më të shtrenjtë që ka, familjen.

“Ju plotësua dëshira Amarit. Faleminderit Zot për gjënë më të shtrenjtë që më ke dhënë, Familjen”, ka shkruar Gixhari bashkangjitur postimit.

Më tej aktorja shton:

“Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe mee speciale. Faleminderit edhe bashkëpunëtorëve që u bashkuan për të festuar me mua në këtë datë”.

Kujtojmë se Olta Gixhari konfirmoi ekskluzivisht për “Dancing with the Stars” lajmin se ishte në një pritje të ëmbël.

“Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”, tha Olta Gixhari në finalen e madhe programit më popullor të kërcimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roli i ish-të burgosurave politike në Lëvizjen e Pajtimit të…