
Ju uroj harmoni dhe lumturi të gjithëve
24 maj 2020
| 09:47
Kryetari i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, besimtarëve myslimanë ua ka uruar festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast, Pacolli ka thënë se dhemb në zemër pamundësia e faljes së namazit të Bajramit në xhami për shkak të pandemisë.
“Nga familja ime tek familjet tuaja, ju uroj festën e Fitër Bajramit. Të mos kemi sot mundësi të falim Bajramin në xhami vërtetë dhemb në zemër të çdo besimtari. Urojmë të jetë kjo hera e fundit, në kohë pandemie. Nga zemra ju uroj harmoni dhe lumturi për të gjithë ju”, ka shkruar ai në “Facebook”.