Në kohë rekorde do ta formojmë qeverinë

24 maj 2020 | 09:36

Në kohën kur po përflitet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë një afat prej 15 ditësh për partinë fituese që të mandatojë ose të heqë dorë nga mandatari për qeverinë e re, ky parashikim po kundërshtohet fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë se ajo çfarë nuk është përfshirë në Kushtetutë nuk mund të plotësohet me aktgjykime e as me nënkuptime presidentësh.

Adnan Rrustemi thotë se gjyqtarët e Kushtetueses nuk mund ta ngatërrojnë rolin e tyre me rolin e deputetëve sikurse nuk duhet t’i ngatërrojnë kompetencat e tyre me kompetencat e deputetëve të Kuvendit.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës pret që brenda javësh Avdullah Hoti të bëhet kryeministër.

“Ne jemi të gatshëm që në kohë rekorde, mos të them brenda 24 orëve, por shumë shpejt pasi ta marrim dritën e gjelbër, ta formojmë qeverinë. Nuk duhet të humbim kohë sepse çdo ditë e humbur shkon në dëm të bizneseve”, ka thënë Abrashi për RTK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në revistën e famshme mjekësore “The Lancet” u publikua të…