Julia Roberts me maskë dhe doreza

06 prill 2020 | 15:56

Teksa ka shkuar për të bërë pazare, ylli i kinematografisë hollywood-iane, Julia Roberts është kujdesur të ndërmarrë masat e duhura mbrojtëse.

53-vjeçarja është footgrafuar në një supermarket në Malibu, e veshur me xhinse dhe xhaketë të zezë, teksa në duar mban doreza, kurse në fytyrë maskë mbrojtëse dhe syze.

Askujt nuk ka mundur t’i shpëtojë pa u vënë re maska e saj interesante. Që prej shpalljes së pandemisë së koronavirusit, aktorja llogarinë e saj në “Instagram” e ka shfrytëzuar për të apeluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës…