Julian Assange u martua sot në burg me avokaten e tij

23 mars 2022 | 21:32

Dashuria nuk njeh kufij. Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange 50 vjeç është shembulli më i mirë për këtë. Ai u martua sot në burg me avokaten e tij Stella Moris.

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është martuar me të fejuarën e tij në burgun Belmarsh të mërkurën, vetëm disa javë para përvjetorit të tretë të arrestimit të tij dramatik.

Assange është mbajtur në burgun e sigurisë së lartë që kur u tërhoq zvarrë nga ambasada ekuadoriane e Londrës në vitin 2019. Atij iu dha leja për t’u martuar vitin e kaluar.

Ai po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara , ku kërkohet për një komplot të supozuar për të marrë dhe zbuluar informacione të mbrojtjes kombëtare pasi WikiLeaks publikoi qindra mijëra dokumente të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.

Partnerja e tij Stella Moris, 38 vjeç, një avokate, mbërriti në burgun juglindor të Londrës me një fustan të dizajnuar nga Dame Vivienne Westwood.

Asaj iu bashkuan djemtë e çiftit Gabriel, katër vjeç, dhe Max, dy, dhe babai dhe vëllai i Assange, Richard dhe Gabriel Shipton.

Tridhjetë mbështetës të tij u mblodhën jashtë burgut me një tortë dasme. 

E stolisur me lule të bardha dhe shirita të verdhë, një tabelë në hyrje shkruante: “Bota është me ty-Assange i lirë”.

Assange, 50 vjeç, ka mohuar gjithmonë çdo akuzë dhe ka fituar mbështetje për rastin e tij nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet e gazetarëve në mbarë botën.

Ai kaloi shtatë vjet në ambasadë për të shmangur ekstradimin në Suedi për t’u përballur me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

Zonja Moris foli për gëzimin e saj që u lejua të martohej me themeluesin e WikiLeaks, pavarësisht kufizimeve që u vendosën në dasmën e tyre.

Katër të ftuar dhe dy dëshmitarë u lejuan të merrnin pjesë në ceremoni, si dhe dy roje sigurie.

Ajo para dasmës tha: “Natyrisht që jemi shumë të emocionuar, edhe pse rrethanat janë shumë kufizuese.Të gjithë të ftuarit dhe dëshmitarët duhet të largohen sapo të përfundojë ceremonia, edhe pse kjo do të jetë para përfundimit të kohës normale të vizitave.Juliani mezi po e pret dasmën sepse më në fund po ndodh, shumë muaj pasi kemi bërë për herë të parë kërkesën”.

Westwood projektoi gjithashtu një fustan për Assange, prindërit e të cilit janë me origjinë skoceze.

Çifti u ka sugjeruar mbështetësve që në vend të dhuratave të dasmës të dhurojnë për fushatën e re zyrtare Crowdfunder, të sponsorizojnë një stol parku ose diçka të ngjashme në zonën e tyre ku të vendosin postera që bëjnë thirrje për lirimin e Assange.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “Të gjitha dasmat në burgje duhet të plotësojnë kërkesat e përshkruara në politikën e Shërbimit të Burgjeve.”

Shërbimi tha se fotografimi për dasma në burgje lehtësohet nga stafi i burgut, në përputhje me “politikën kombëtare të vendosur për fotografimin e të burgosurve”, duke shtuar: “Politika përkatëse e bën të qartë se guvernatori mund të bllokojë imazhet që bëhen nëse besohet se do të shpërndahen publikisht, çka mund të rrezikojë sigurinë e burgut. Prandaj, fotot do të bëhen nga stafi i burgut.”

Prej 3 vitesh në burg

Assange është mbajtur në burgun e sigurisë së lartë të Londrës, HMP Belmarsh, për rreth tre vjet. Dymbëdhjetë vjet më parë, së bashku me informatoren Chelsea Manning 34 vjeçe, ai publikoi dokumente sekrete në lidhje me operacionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan në platformën e tij Wikileaks. 

Drejtësia amerikane kërkon ta gjykojë për akuza për spiunazh, sepse rrezikoi jetën e informatorëve amerikanë. 

Për Shtetet e Bashkuara, ai konsiderohet armiku publik numër 1. Nëse do të ekstradohej atje, ai mund të përballet me 175 vjet burg.

Moris është duke luftuar ende kundër ekstradimit të Assange në Shtetet e Bashkuara. Vendimi i takon Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel.

Që nga shkurti i vitit 2011, Stella Moris ka përfaqësuar Assange në luftën e tij për liri. Kur ambasada e Ekuadorit i dha atij azil politik deri në vitin 2019, dashuria e Assange dhe Moris u rrit. Në qershor 2017, themeluesi i Wikileaks i propozoi Julia-s së tij.

Rruga për në altar ishte e vështirë për shkak të të gjitha pengesave burokratike. Sot më në fund ata thanë po.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetare ruse që raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev është…