Julian Deda rikthehet në vendin ku u martua me bashkëshorten: Bashkë deri në frymën e fundit

04 shtator 2020 | 12:42

Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda Duma kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 15 vite më parë në një kishë të vogël në Shkodër.

Dhe çifti janë rikthyer në vendin ku i thanë “Po” njëri-tjetrit për të kujtuar momentin “kur u betuan se do krijonim familjen tyre të bukur dhe se do të duheshin derisa vdekja t’i ndante.”

Aktori i humorit u shpreh se sot ata vazhdojnë “rrugëtimin e tyre të bekuar”, duke i premtuar bashkëshortes se do jenë bashkë deri në frymën e fundit.

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri tjetrit. 

U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. 

Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit.

P.s. Ju dua shumë znj. Deda…! ?”- shkroi ai.

Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto me bashkëshorten ku pozuan përpara derës së kishës.

Çifti janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

/Panoramaplus.al

  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me Presidentin Ilir…