Pas takimit me Metën, Basha: Shumica e shqiptarëve duan zgjedhje sa më parë

04 shtator 2020 | 12:37

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me Presidentin Ilir Meta, në një prononcim të shkurtër për gazetarët, tha se shumica e shqiptarëve duan zgjedhje sot.

”Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda. Pra shumica absolute kërkojnë zgjedhje sot. Për ne rëndësi ka procesi i lirë dhe i ndërshëm. Ta mbyll me shprehjen në Nënë Terezës meqë nesër ka shenjtërrimin. E djeshma ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, ndaj të fillojmë të punojmë për të sotmen”.

Pas kryeministrit Edi Rama, në zyrën e Presidentit Ilir Meta shkoi edhe kryedemokrati Basha, i cili u shoqërua nga Oerd Bylykbashi. Basha ka hyrë i buzëqeshur duke u takuar me presidentin Meta, por në një moment çohet sërish pasi ka lënë pa takuar këshilltarin e Metës për ligjet, Bledar Dervishin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerja e Cristiano Ronaldos, ka marrë gjithë vëmendjen në festivalin…