Juncker: Fati i Italisë nuk do të varet nga tregjet financiare

29 maj 2018 | 19:10

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker theksoi sot se tregjet financiare nuk do të diktojnë votën e italianëve, duke mohuar disa deklarata të bëra nga komisioneri i Buxhetit, Gunther Oettinger që shkaktuan shumë polemikë në Itali.

“Presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker vazhdon të jetë i bindur se fati i Italisë nuk do të varet nga urdhërat që mund t’i drejtohen nga tregjet financiare”, deklaroi Komisioni në një komunikatë të publikuar disa orë pas një paralajmërimi nga komisioneri Ottinger për sinjale të tregjeve drejt votuesve italianë, përcjell Atsh.

Ndërkohë që Bursa e Milanos përfundoi sot me një rënie prej 2,65%, duke regjistruar performancën më të dobët mes tregjeve financiare europiane, nën sfondin e krizës politike në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Austri,…