Juristë, diplomatë e gazetarë ndërkombëtarë mblidhen në Prishtinë, flasin për Specialen
10 qershor 2026
| 17:19
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit, Sir Geoffrey Nice, ish-shefi i misionit të OSBE-së në vitet e para të pasluftës në Kosovë, Daan Everts dhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, po marrin pjesë në konferencën më të madhe dedikuar punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Që të tre do të jenë folës në tryezën e organizuar në Prishtinë nga nisma “Liria ka Emër” dhe instituti “KIPRED” në pritje të verdiktit për katër nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Pjesë e konferencës janë edhe disa diplomatë e gazetarë ndërkombëtarë që e kanë mbuluar luftën e Kosovës.



