Justin Bieber flet për gjendjen shëndetësore të gruas së tij, “Ishte e frikshme por ajo është e fortë”

18 mars 2022 | 11:23

Justin Bieber ka folur për herë të parë pasi gruaja e tij, Hailey përfundoi në spital. Modelja me famë botërore tha se ishte shtruar me urgjencë në spital pasi kishte mpiksje gjaku në tru. Partnerja e këngëtarit sqaroi se tani ndihet mirë dhe po rikuperohet në shtëpi.

Së fundmi, ka folur dhe vetë këngëtari duke thënë se ishte një eksperiencë mjaft e frikshme, po me ndihmën e Zotit të dy  ia kanë dalë.“Shumica prej jush e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha ai.

“Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi më tej ylli i muzikës me famë botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur punën për herë të parë Shërbimi Stomatologjik Pediatrik…