Justin Bieberi me albumin e ri thyen rekordin e Elvis Presleyt

26 shkurt 2020 | 11:20

Pas më shumë se gjysmë dekade këngëtari Justin Bieber ka tejkaluar rekordin e mbajtur nga legjenda Elvis Presley.

Albumi i shtatë i Justin Bieberit, ‘Changes’, ka debutuar në krye të tabelës ‘Billboard të ShBA-së’, duke mposhtur një rekord të vendosur nga Elvis Presley 59 vjet më parë.

Këngëtari kanadez tani është artisti më i ri që në moshën 25-vjeçare ka arritur të renditet i pari në ‘USA Chart’ me shtatë albume. Elvis ishte 26 vjeç kur shënoi këtë sukses, me ‘Blue Hawaii’ më 1961.

‘Changes’, që është albumi i parë i Bieberit në katër vjet, arriti një numër prej 231 000 kopjesh të shitura javën e kaluar. Ajo, gjithashtu, kryesoi tabelën në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“No Time To Die” nga Billie Eilish është shndërruar në…