
Juve bën detyrën, supergoli i Messit nuk mjafton për PSG-në
05 tetor 2022
| 23:02
Grupi H ka rezervuar surpriza. PSG është ndalur në transfertë nga Benfica duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.
Messi realizoi një supergol në minutën e 22, por vendasit përfituan në fund të pjesës së parë pasi Danilo realizoi autogol.
Ky barazim e mban PSG-së sërish në vendin e parë me 7 pikë, po aq sa ka dhe Benfica por me golavarazh më të mirë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit H, Juventus ka fituar 3-1 ndaj Maccabit.
Golat për bardhezinjtë u realizuan dy herë nga Rabiot, dhe Vlahovic, ndërsa për izraelitët shënoi David.
Juve mban vendin e 3 me 3 pikë, ndërsa Maccabi mbyll grupin me 0 pikë.