Chelsea nuk e diskuton fitoren ndaj Milanit, City dhe Reali nuk falin

05 tetor 2022 | 22:59

Chelsea ka arritur të fitojë ndaj Milanit në “Stamford Bridge”.

Golin e parë anglezët e gjetën në minutën e 24-të me anë të Fofana pas një rrëmuje në zonën e Milanit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ku nuk munguan as katër kartona të verdhë.

Pjesa e dytë filloi menjëherë në favorin e Chelsea, ku në minutën e 56-të ishte Aubameyang që shënoi pas një asistimi të James.

Ky i fundit, arriti të gjente rrjetën pas asistimit nga Sterling, duke goditur fuqishëm topin dhe Tatarusano nuk pati mundësinë për të shpëtuar rrjetën.

Sulmuesi ynë i kombëtares, Armando Broja u aktivizua në minutën e 75-të duke zënë vendin e Sterling. Chelsea kështu me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, një më pak se Salzburgu i vendit të parë, ndërsa Milan në vendin e tretë me 4 pikë gjithashtu.

Manchester City nga ana tjetër ka fituar bindshëm me rezultatin 5-0 kundër Kopenhagen. Golat u shënuan nga Haaland dy herë, autogol, Mahrez dhe Alvarez.

Real Madrid ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, ku Vinicius Jr dhe Rodrygo ishin autorët e golave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Qeveria…