Juve e dëshiron yllin e Bayernit

19 tetor 2020 | 13:00

Skuadra e Juventusit po interesohet për mbrojtësin e Bayern Munchen, David Alaba.

Futbollisti austriak ende nuk e ka rinovuar kontratën me kampionët e Evropës dhe Gjermanisë, prandaj klubi italian nga Torino po mundohet të përfitojë nga ky rast.

Interesim për Alaban ka shfaqur edhe Barcelona dhe Manchester City. 28-vjeçari është pjesë e Bayernit nga viti 2010 dhe në këtë mënyrë ai me klubin gjerman arriti të fiton dy herë Ligën e Kampionëve.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ti ike U bëre terr i papritur në sytë e…