Juve favorit në garë për transferimin e Ismajlit

28 maj 2025 | 11:32

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A.

Disa skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij, por favorit është Juventusi. Ismajli muajin tjetër i skadon kontrata me Empolin, ekip që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Serie B.

28-vjeçari prej vitit 2020 bën karrierë në elitën e futbollit italian, fillimisht te Spezia dhe pastaj te Empoli, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2021.

Këtë sezon, Ismajli ka treguar paraqitje të mira dhe ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ku regjistroi 29 paraqitje dhe në disa ndeshje barti shiritin e kapitenit tek Empoli. Interesim për shërbimet e mbrojtësit kuqezi kanë treguar edhe Napoli dhe Lazio.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh keqardhje për vazhdimin…