Juve interesohet për rikthimin e Pogbas

29 tetor 2018 | 11:15

Ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, që tash është zëvendëspresident i kësaj skuadre, ka konfirmuar interesimin e “Zonjës së Vjetër” për Paul Pogban.

“Sa i përket Pogbas, mund të them se është një ndër lojtarët më të fortë në botë, por është një mesfushor nën kontratë me Manchester Unitedin. Për momentin është e kotë të flasin, ne po e monitorojmë, afati kalimtar i janarit është ende larg, por në futboll nuk ekziston fjala kurrë”, ka thënë Nedvedi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me udhëheqësit…