Juve kërkon hakmarrje ndaj Barçës për humbjen në finalen e Berlinit

28 tetor 2020 | 15:02

Pa dyshim se ndeshja më e rëndësishme sonte (e mërkurë) në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve zhvillohet në Torino mes dy skuadrave finaliste të vitit 2015, Juventusit dhe Barcelonës. Koronavirusi do t’i pengojë tifozët që të jenë në stadium, por edhe për ta parë përballjen në mes të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Zonjës së Vjetër” në këtë ndeshje i prin Andrea Pirlo, i cili e kishte zhvilluar lojën e fundit si lojtar i Juves pikërisht ndaj Barcelonës në finalen që triumfuese kishte dalë skuadra spanjolle. Ish-kampioni i botës debuton si trajner në Ligën e Kampionëve dhe normalisht se kërkon ta bëjë me sukses.

“Do të më pëlqente që të riluanim atë ndeshje të humbur, por e kaluara ka mbaruar. Barcelona ka shumë futbollistë të mëdhenj, pavarësisht prej mungesave, ndaj do të kemi shumë uri. Kjo na mungoi ndaj Veronës në pjesën e parë. Messi është pjesë e historisë së futbollit modern. Ai dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme në 15 vjetët e fundit. Jemi përballur me të shumë herë, edhe pse mosha avancon për të gjithë. Të mërkurën do ta kem përballë për herë të parë si trajner, por do të kemi shumë respekt dhe shpresoj të mos jetë në mbrëmjen e tij më të mirë”, ka deklaruar Andrea Pirlo, trajner i Juventusit.

Giorgio Chiellini, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro janë mungesat e Juventusit, kurse Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Marc-Andre ter Stegen mungojnë te Barcelona. Në kuadër të Grupit G do të përballen edhe Ferencvaros – Dynamo Kyiv.

Grupi E

18:55 Krasnodar – Chelsea
21:00 Sevilla – Rennes

Tabela

1. Krasnodar         1   1 pikë
2. Rennes              1   1
3. Sevilla                1   1
4. Chelsea              1   1

Grupi F

21:00 Borussia D. – Zenit
21:00 Club Brugge – Lazio

Tabela

1. Lazio                   1 3 pikë
2. Club Brugge      1  3
3. Zenit                   1  0
4. Dortmund         1  0

Grupi G

21:00 Ferencvaros – Dynamo Kyiv
21:00 Juventus – Barcelona

Tabela

1. Barcelona                   1 3 pikë
2. Juventus                    1  3
3. Dynamo Kyiv            1  0
4. Ferencvaros              1  0

Grupi H

18:55 Istanbul B. – Paris Saint-Germain
21:00 Manchester U. – Leipzig

Tabela

1. Leipzig              1 3 pikë
2. United              1  3
3. PSG                   1  0
4. Istanbul B.       1  0

 

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është sulmuar tekniku B.R në vendin e tij të punës,…