Juve kishte ofruar Pjaniqin dhe Costën për Pogban 

16 dhjetor 2020 | 11:50

Juventusi vazhdon të mos heqë dorë nga transferimi i Paul Pogbas dhe do të bëjë çdo tentativë të mundshme për ta rikthyer në Torino në dy sesionet e ardhshme të merkatos.

Juventusi e ka tentuar Pogban në verë, duke ofruar Miralem Pjaniqin dhe Douglas Costan. Manchester Unitedi në fund nuk e ka pranuar këtë propozim dhe ka vendosur ta mbajë Pogban, që nuk është aspak i lumtur në “Old Trafford”.

Gjithsesi Pogba është një opsion për Juven, sidomos për merkaton e verës së ardhshme dhe nuk përjashtohet as një shkëmbim i mundshëm me Paulo Dybalan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24…