
Juve kualifikohet në çerekfinale të Kupës
22 janar 2020
| 22:46
Juventusi e ka kaluar me lehtësi Romën, duke e mposhtur 3:1 në kuadër të çerekfinales të Kupës së Italisë.
Ndeshja u vendos në pjesën e parë, falë golit të jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos (26’), Rodrigo Bentacur (38’) dhe Leonardo Bonucci (45+2’).
Goditja e Cengiz Under e cila u devijua në rrjetë nga Buffon (50’), ishte krejt çka bën mysafirët këtë takim. Skuadra e Maurizio Sarri kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, aty ku e pret fituesin e ndeshjes Milan – Torino.