Juve kualifikohet në finale të Kupës

20 prill 2022 | 23:01

Juventus-Inter është finalja e këtij sezoni në Kupën e Italisë.

Bardhezinjtë ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në “Allianz Stadium” fituan, por këtë herë në shifrat 2-0 ndaj Fiorentinës.

Portieri Perin u bë protagonist në disa raste duke shpëtuar portën e ekipit torinez nga gola të sigurt. Në minutën e 32-të, Bernandeschi shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit të vjollcave për të shënuar me të majtën.

Në minutat shtesë, Danilo shfrytëzoi në mënyrë perfekte një aksion mjaft të mirë të Cuadrados brenda zonës.

Bardhezinjtë do të sfidojnë Interin në finale, e parashikuar që të luhet më 11 maj në Romë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha, ka…