Juve me fitore minimale ndaj Lecces

26 shtator 2023 | 23:05

Juventus triumfon 1-0 në Torino në javën e gjashtë të kampionatit, duke i shkaktuar disfatën e parë në Serie A, Lecces.

Në pjesën e parë, “Zonja e Vjetër” gjuajti katër herë në portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të finalizojë.

Federico Chiesa pati shansin për të zhbllokuar llogaritë në minutën e 27-të, sulmuesi italian nuk ishte produktiv.

Në fillimin e pjesës së dytë, një krosim i Mc Kennie gjen Rabiot brenda zonës, i cili me kokë jep një asist për Milik, nga fare pranë portës, polaku e ka lojë fëmijësh të shënojë.

70 minuta lojë për Ylber Ramadanin me Leccen, me teknikun D’Aversa që bën zgjedhjen e gabuar për largimin e lojtarit shqiptar, pasi Mohamed Kaba që aktivizohet në vend të tij, merr dy kartona të verdhë në një periudhë të shkurtër.

Me këtë fitore, Juve është në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Lecce renditet në vendin e katërt me 11 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Ballkanit Albion Rrahmani, aktualisht është duke kaluar në…